Një grua shqiptare dhe një me origjinë kubaneze mësohet se e u rrahën dhe u grabitën në një nga sheshet qendrore të Milanos, në një ngjarje të ndodhur të premten e shkuar në mëngjes në orën 4.20.

Lajmin për mediat e dhanë agjentët e policisë që ndaluan një 25 vjeçar nga Gambia si person i dyshuar për sulmin e ndodhur ndaj grave.

Pas njohjes nga ana e viktimave, prokuroria firmosi urdhërin e ndalimit për 25 vjeçarin, që akuzohet për grabitje dhe dhunë ndaj grave me lëndime.

Kur policët e pikasën, pas një monitorimi të vazhdueshëm, autori mbante veshur të njëjtin xhup të përdorur gjatë dhunës së ndodhur.

Sipas agjentëve, autori pasi kishte rrahur viktimat e tij u kishte vjedhur edhe celularin.

Gjatë momentit të arrestimit, autori kishte me vete 6 aparate celularësh, nga ku po përpiqet të kuptohet prejardhja e tyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu