“Shtami mutand vjen nga ajri”. Kjo ishte deklarata e dhënë nga mjeku i njohur Ardian Jorgji dje në emisionin “Open”. Por ndërsa deklaroi kështu, drejtuesja e emisionit këmbënguli disa herë duke e pyetur se si përhapje ky shtam përmes ajrit dhe se kjo ishte e rrezikshme edhe në rrugë apo park.

“Po përhapet përmes ajrit, këmbëngul mjeku, kaq di të them”. Ky deklarim në fakt konfuzoi edhe kolegët e tij. Por dr. Jorgji e kishte mesazhin gjetiu.

Ai la të nënkuptojë se shtamet mutagjene në Shqipëri po vijnë përmes ajrit me aeroplan.  Ndoshta këtë nuk mund ta deklaronte haptazi pasi prishen interesa të caktuara, mund të kishte reagime si nga kompanitë ashtu edhe nga shteti.

Por megjithatë më poshtë ai shprehet qartë duke thënë se ka ekzaminuar pacientë me shenja të Covid sapo kanë zbritur nga vioni në Rinas.

“Shenjat e përgjithshme të çdo infeksioni normal janë dhimbje koke, dobësi trupore, të vjella, diarre, dhimbje trupi. Një pjesë e madhe e këtyre e shenjave karakterizohen edhe nga një e ftohur e thjeshtë. Për sa i përket mutacionit, komuniteti shkencor bie dakord që sa i përket agresivitetit të shenjave nuk ka ndonjë gjë të veçantë. Agresiviteti përqendrohet tek infektimet e lehta dhe përhapja. Nëse flasim për mutacion anglez u konstatua se në fund të shtatorit, por unë kam parë plot të ardhur nga Anglia, kam vizituar edhe vetë, madje kam parë me shenja që kur zbritën nga Rinasi. Është virus që përhapet nëpërmjet ajrit. Mendoni se me anë të ajrit nuk ka arritur? Përhapet përmes ajrit, kaq e thjeshtë është dhe për kaq muaj është zbuluar në fund të shtatorit, si thoni mund të mos vijë deri këtu”, tha Jorgji.

Në vendin tonë dyshimet filluan kur  një vajzë e re udhëtoi përmes Rinasit për në Gjermani dhe u diagnostikua me mutacionin britanik të covidit.

Kujtojmë se Kryeministri Edi Rama më 8 shkurt në një bashkëbisedim me gazetarët për shëndetësinë ka deklaruar se ka dyshime që në Shqipëri të kenë hyrë mutacione të virusit Covid-19.

Ndërsa ministrja e Shëndetësinë, Ogerta Manastirliu u shpreh se mostrat janë dërguar në Berlin të Gjermanisë për tu verifikuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu