Një tjetër mjek ka ndërruar jetë si pasojë e koronavrusit. Betejën me sëmundjen e ka humbur Dr. Ilirjan Draçi, i cili për vite e vite me radhë shërbeu si mjek dhe drejtues në poliklinikën e specialiteteve Nr.1.

Në një postim në Facebook, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu shkruan se do mungojë “shumë energjia e pashtershme dhe shpirti i sakrificës së një mjeku model, qytetari të mirë dhe drejtuesi të zotë.”

Postimi i plotë

Dr. Ilirjan Draçi ishte mjeku që me profesionalizëm e përkushtim i shërbeu komunitetit të banorëve të Tiranës për vite e vite me rradhë si mjek dhe drejtues në poliklinikën e specialiteteve nr.1.

Dr. Ilirjani nuk ia doli në betejën me virusin e pabesë me gjithë përpjekjet e mëdha të kolegëve në spitalin Infektiv.

E trishtuar nga kjo humbje e madhe për të gjithë ne. Do na mungojë shumë energjia e pashtershme dhe shpirti i sakrificës së një mjeku model, qytetari të mirë dhe drejtuesi të zotë.

U prehsh në paqe dr. Draci😢

Ne do ta fitojmë luftën ndaj këtij armiku të padukshëm të gjithë #bashkë!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu