BalkanWeb mëson dinamikën e vrasjes në Vrith të Malësisë së Madhe. Danjel Pepaj i akuzuar nga kushërinjtë e tij për vjedhje kanabisi, i ka dhënë ditën e ngjarjes pas torturës 30 rrënjë kanabisi Vilson Çutajt dhe Klement Pepajt.

Sapo kanë dalë nga parcela e tij, Danjel Pepaj ka qëlluar dy kushërinjtë, Klement Papajn në ballë dhe nga mbrapa Vilson Çutajn në brinjë. Të dy gjetën vdekjen.

Më pas ai i ka vendosur flakën gjithë parcelës së tij dhe u largua menjëherë teksa la trupat e pajetë të kushërinjve pak metra larg.

Në datën 3 tetor të tre kushërinjtë janë shpallur të zhdukur teksa rezultoi se ngjarja e kishte zanafillën tek konflikti për kanabisin, Klement Pepaj dhe Vilson Cutaj akuzonin Danjel Pepajn se u kishte vjedhur kanabis nga parcela e tyre në zonën malore të Vrithit. Pikërisht ata e torturuan dhunshëm Pepajn.

U desh ndihma e babait të autorit, Rrok Pepajt që çoi Policinë tek parcela e të birit afër së cilës u gjendën dhe trupat e pajetë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu