Një 13 dhe 17 vjeçar nga Ratishi i Epërm i Deçanit kanë humbur jetë në Brukberg të Gjermanisë.

Bëhet fjalë për Hasan Arifaj 17 vjeçar dhe Blerian Arifaj 13 vjeçar.

Të dy fëmijët e familjes Arifaj janë përplasur për vdekje nga treni.

Vdekjen e dy fëmijëve e ka bërë të ditur kryetari i Deçanit Bashkim Ramosaj, duke e quajtur Deçani është tronditur nga kjo tragjedi.


“Deçani është tronditur rëndë nga tragjedia që ndodhi sot në Bruckberg afër Münchenit të Gjermanisë me ç’rast humbën jetën dy vëllezërit Arifaj, njëri në moshën 13 vjeçare dhe tjetri në moshën 17 vjeçare. Për Deçanin dhe qytetarët e Deçanit është rast i rënd dhe ditë e zezë tragjedia që i ndodhi familjes Arifaj nga Ratishi i Epërm i kësaj komune. Ngushëllime familjes dhe të gjithë qytetarëve për këtë rast tejet të rëndë!”, ka shkruar Ramosaj në profilin e tij ‘facebook’.

“Jam thellësisht i tronditur nga lajmi për vdekjen e dy të rinjve kosovarë në Gjermani. Autoritetet kosovare tashmë janë në kontakt me ato gjermane për të sqaruar rrethanat e këtij rasti, ku dy vëllezër, 13 dhe 17 vjeç humbën jetën tragjikisht. Në emër të Qeverisë së Kosovës, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes!”, ka shkruar kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti.

Po ashtu ngushëllime familjes i kanë dërguar edhe shumë personalitete të jetës publike në Kosovë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu