Shumica e njerëzve tashmë janë përshtatur me pritshmëritë e tyre, për një pranverë me pandemi, por ka të tjerë që shpresojnë në heshtje që deri në verë ose në vjeshtë, jeta të jetë rikthyer pak a shumë në normalitet. A kanë të drejtë që janë me këtë besim? Çfarë mund të bëjmë për të shmangur rikthimin e një cikli bllokimesh? Shkurtimisht: si përfundon kjo pandemi dhe çfarë duhet bëtë që të mbarojë sa më shpejt?

Globalisht, Mbretëria e Bashkuar është në pozitë të fortë për të pasur të paktën pesë vaksina efektive dhe të sigurta, por ka sfida të mëdha përpara. Ne tashmë dimë për variante, të tilla si ato që kanë dalë në Kent, Brazil dhe Afrikën e Jugut, të cilat po sjellin sfida për sa i përket të qenit më të transmetueshme dhe rezultateve potencialisht më të rënda shëndetësore në rastin e variantit në Mbretërinë e Bashkuar.

Edhe më keq, mutacioni i vazhdueshëm do të thotë që disa nga këto variante, të tilla si ato të Brazilit dhe Afrikës së Jugut, si dhe variante të ardhshme, mund të shmangin si vaksinat tona, ashtu edhe përgjigjet imune natyrale. Pasoja do të ishte që vaksinat tona aktuale të bëhen më pak efektive dhe mundësia e ri-infektimit: të kesh një version të Covid-19 nuk do të thotë që nuk mund të kesh një tjetër.

Terreni përpara është shkëmbor, por ne mund të hartojmë disa rrugë të sigurta. Vendet më të pasura si Zelanda e Re, Australia, Kanadaja, Japonia, Britania e Madhe dhe ato në Europë kanë mundësinë të ndjekin një strategji eliminimi përmes një përzierjeje të programeve të testimit, gjurmimit dhe izolimit; kufizime të shkurtra dhe të mprehta të bllokimit për të ndaluar përzierjen; dhe, në mënyrë thelbësore, masat kufitare për të ndaluar ri-importimin e zinxhirëve dhe varianteve të reja. Kjo do të ndihmonte në përfundimin e epidemisë së secilit vend dhe do të ishte një hap, vend për vend, drejt një kontrolli më të mirë dhe një fund të pandemisë globale.

Nëse këto vende janë në gjendje të shpërndajnë vaksinat shpejt te shumica e popullatave të tyre (përfshirë këtu edhe fëmijët, duke pasur parasysh nevojën që një pjesë e madhe e popullatës të imunizohet për të arritur imunitetin “tufë”), dhe të mbrojnë nga futja e varianteve nga pjesë të botës, ata mund të jenë në gjendje të heqin kufizimet dhe të kthehen në një jetë disi normale brenda gjashtë deri në tetë muajt e ardhshëm. Kjo do të nënkuptojë rihapjen e shkollave, bareve dhe palestrave e restoranteve, si dhe kthimin e festivaleve të muzikës live dhe ngjarjeve sportive .

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu