Vazhdon vaksinimi i personelit shëndetësor në Qendrën Spitalore “Xhaferr Kongoli” në Elbasan. Prej të shtunës në këtë spital ka nisur vaksinimi i mjekëve dhe infermierëve. Deri mesditën e sotme ishin vaksinuar 178 bluza të bardha dhe procesi vazhdon.

Në ditët e para janë duke u vaksinuar personeli shëndetësor i Qendrës Spitalore dhe Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor. Më pas do të vaksinohen stafi mjekësor i spitaleve Peqin, Belsh, Gramsh, Cërrik, Librazhd dhe Prrenjas e më tej personeli i qendrave shëndetësore në fshatra.

Sipas Flutura Sinanit, koordinatore e procesit të vaksinimit në Qendrën Spitalore të Elbasanit, procesi po vijon normalisht. Sipas saj, janë marrë të gjitha masat që vaksinimi të kryhet brenda parametrave të kërkuar. Vaksina merret në -70 gradë në Institut shoqërohet me polici dhe pastaj ruhet në temperaturën 2 gradë dhe duhet që të përdoret brenda 5 ditëve.

Pas përfundimit të fazës së parë do merret doza e dytë e vaksinës. Gjatë një viti pandemi, Elbasani ka pasur shumë humbje jete edhe nga personali shëndetësor, mjekë, infermierë dhe punonjës të prapavijës.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu