Autoritetet greke kanë raportuar për 103 vdekje në 24 orët e fundit si pasojë e Covid-19, ndërkohë janë regjistruar 1498 raste pozitive, ndërsa në intubim janë 540 pacientë.

Sipas drejtoreshës së klinikës së mushkërive të spitalit “Sotiria”, Mina Gaga, duke folur sot për mediat vendase, është shprehur se Greqia Veriore është në një situatë shumë të vështirë.

Ajo vuri në dukje se ndërsa pacientët me covid shtohen, spitalet vazhdojnë të ngarkohen.

Një fenomen shqetësues në Greqi është humbje e personave në moshë të re dhe pa sëmundje.

Sot në parkingun e Spitalit Ushtarak në Selanik është ngritur një spital i lëvizshëm, i cili është i pajisur me shtretër dhe ventilatorë.

Nga nisja e pandemisë, Greqia regjistron 91.619 të infektuar dhe 1630 viktima.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu