Një rrjet prostitucioni është shkatërruar në Rrogozhinë, pas hetimeve që kanë zgjatur për 7 muaj, i finalizuar me arrestimin e 2 tutorëve, 5 vajzave që shfrytëzoheshin dhe një klient, i kapur në flagrancë. Gjatë kontrollit të ushtruar në dy hotelet janë gjetur dhe sekuestruar edhe një sasi e konsiderueshme parash, prej 370.000 lekë të reja, të përfituara nga shfrytëzimi i këtyre shtetaseve për prostitucion si dhe 7 telefona celular dhe një autoveturë.

EMRAT/ Kush janë dy biznesmenët që kthyen hotelet në ‘fole’ prostitucioni

RROGOZHINË- Një rrjet prostitucioni është shkatërruar në Rrogozhinë, pas hetimeve që kanë zgjatur për 7 muaj, i finalizuar me arrestimin e 2 tutorëve, 5 vajzave që shfrytëzoheshin dhe një klient, i kapur në flagrancë.

Report Tv mëson se dy biznesmenët e arrestuar, janë Fatmir Hoxha dhe Bujar Gjuzi si “koka e grupit”. Ato ishin pronarë të dy hoteleve “Alesio” dhe “Pishat” në zonën e quajtur ”Bishti i Zhurit”, në Rrogozhinë ku dhe zhvillohej aktiviteti kriminal dhe shfrytëzoheshin vajzat. Ndaj tyre është dhënë masa e sigurisë “Arrest në burg”. Ndërkohë, e njëjta masë ‘arrest me burg’ është dhënë edhe për 5 vajzat, M. M., D. M., G. D., Q. R. dhe V. M., për veprën penale “Prostitucioni”. Mes të arrestuarve është edhe një klient, i cili u kap në flagrancë duke kryer marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës, me Q. R..

Report Tv ka siguruar dosjen e plotë të këtij rrjeti, pjesë e së cilës janë edhe përgjimet, për të cilët grupi hetimor thekson se janë prova të forta. Në këtë dosje janë edhe bisedat e dy vajzave, punonjësve të seksit, të arrestuara të cilat kanë diskutuar me njëra- tjetrën për punën. Në bisedë, vajza thotë “ika se nuk ka punë fare. Kanë ikur refugjatët, s’ka pasur punë si ka pasur më parë, nja 2 veta kapa”. Ndërkohë, ankesën se nuk ka punë, e ka dhe një vajzë tjetër e cila shprehet se “kam dalë të ha pak bukë te lokali se sot qenka dobët”.

Në një tjetër përgjim, një nga vajzat flet me shoqen e saj, e cila i tregon se sot është e vetme dhe se ka dalë në punë pas dy ditëve pushim. “Dje dhe pardje nuk dola se u ç’lodha, po shplodhet robi, punë, punë përditë dhe sot dy veta kam kapur deri tani. Në 11:00 dola, në 12:00 fillova inshAllah më ecën pasditja se jam dhe vetëm se iku ajo tjetra se i mbaroi prezervativët”, thotë një nga vajzat në përgjimet

Gjatë kontrollit të ushtruar në dy hotelet janë gjetur dhe sekuestruar edhe një sasi e konsiderueshme parash, prej 370.000 lekë të reja, të përfituara nga shfrytëzimi i këtyre vajzave për prostitucion si dhe 7 telefona celular dhe një autoveturë. Ndaj të arrestuarve rëndojnë akuzat për 3 vepra penale, për “Shfrytëzimi i prostitucionit”, “Mbajtja e lokaleve për prostitucion“ dhe “Prostitucioni“.

Njoftimi i plotë i policisë
Goditen dy raste të shfrytëzimit për prostitucion dhe të mbajtjes së lokaleve për prostitucion. Vihen në pranga dy pronarë hotelesh, për shfrytëzim për prostitucion dhe për mbajtje të hoteleve për shfrytëzim prostitucioni. Në pranga edhe 5 shtetase që ushtronin prostitucionin. Gjithashtu arrestohet edhe një shtetas tjetër në flagrancë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komsiariatin e Policisë Kavajë, pasi kishin siguruar të dhëna në rrugë operative se disa shtetase shfrytëzoheshin për prostitucion nga dy pronarë hotelesh, kanë regjistruar procedimin penal në Prokurori dhe nën drejtimin e saj, pas 7 muajsh hetime siguruan prova për dokumentimin e këtij aktiviteti kriminal. Në këtë kuadër, nga Seksioni për Krimet në Komisariatin e Policisë Kavajë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë dhe në bashkëpunim me Sektorin e Forcave Operacionale të DVP Tiranë, u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Zhuri”, në kuadër të të cilit u ekzekutuan masat e sigurisë të lëshuara nga Gjykata, pas provave të siguruara gjatë hetimit dhe konkretisht ndaj shtetasve:

B. Gj., 61 vjeç, banues në Rrogozhinë, me masë sigurie “Arrest në burg”, për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”. Ky shtetas është pronar i një hoteli në zonën e quajtur”Bishti i Zhurit”, në Rrogozhinë;

F. H., 58 vjeç, banues në Rrogozhinë, me masë sigurie “Arrest në burg”, për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”. Ky shtetas është pronar i një hoteli në zonën e quajtur “Bishti i Zhurit”, në Rrogozhinë;

M. M., D. M., G. D., Q. R. dhe V. M., me masë sigurie “Arrest në burg”, për veprën penale “Prostitucioni”. Gjithashtu u arrestua në flagrancë shtetasi R. L., banues në Divjakë, pasi është kapur në flagrancë në ambientet e hotelit në pronësi të shtetasit B. Gj., duke kryer marrëdhenie seksuale kundrejt pagesës, me shtetasen Q. R. Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar 370.000 lekë të reja, të përfituara nga shfrytëzimi i këtyre shtetaseve për prostitucion, 7 telefona celular dhe një autoveturë.

Rrjeti i prostitucionit në Rrogozhinë/ Vajza: Çlodhet robi se punë, punë përditë! Sot dola, inshAllah me ecën nga pasditja (PËRGJIMET)

Në një tjetër përgjim, një nga vajzat flet me shoqen e saj, e cila i tregon se sot është e vetme dhe se ka dalë në punë pas dy ditëve pushim. “Dje dhe pardje nuk dola se u ç’lodha, po shplodhet robi, punë, punë përditë dhe sot dy veta kam kapur deri tani. Në 11:00 dola, në 12:00 fillova inshAllah më ecën pasditja se jam dhe vetëm se iku ajo tjetra se i mbaroi prezervativët”, thotë një nga vajzat në përgjimet

Rrjeti i prostitucionit në Rrogozhinë/ Dalin përgjimet… vajzat ‘ankohen’: S’ka punë si ka pasur, dobët sot! Nja dy veta kam kapur

Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta ka siguruar dosjen e plotë të rrjetit të prostitucionit në Rrogozhinë, ku si provë kanë shërbyer edhe përgjimet ambientale. Në këtë dosje janë edhe bisedat e dy vajzave, punonjësve të seksit, të arrestuara të cilat kanë diskutuar me njëra- tjetrën për punën. Në bisedë vajza thotë “ika se nuk ka punë fare. Kanë ikur refugjatët, s’ka pasur punë si ka pasur më parë, nja 2 veta kapa”.

Ndërkohë, ankesën se nuk ka punë, e ka dhe një vajzë tjetër e cila shprehet se “kam dalë të ha pak bukë te lokali se sot qenka dobët”. Hetimi i Prokurorisë prej 7 muajsh që ka zbuluar rrjetin e prostitucionit në Rrogozhinë.

EMRAT/ Kush janë dy biznesmenët që kthyen hotelet në ‘fole’ prostitucioni

Report Tv mëson se dy biznesmenët e arrestuar në kuadër të operacionit “Zhuri” për shfrytëzim prostitucioni janë Fatmir Hoxha dhe Bujar Gjuzi. Dy biznesmenët kishin kthyer dy hotelet “Alesio” dhe “Pishat” në “fole” prostitucioni, ku shfrytëzonin 5 vajza për prostitucion.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu