Tre kosovare raportohet që të jenë përfshirë në një skandal ën Zvicër. Kjo pasi ata akuzohen të kenë rrëmbyer dhe torturuar një kolegen e tyre.

Raportohet se një 23-vjeçare, Mira A. paraqiti shoqen e saj kosovare në Agjencinë për Mbrojtjen e Fëmijëve, ajo u rrëmbye, rrah dhe keqtrajtua nga nëna e akuzuar dhe tri shoqet e saj.

Kur kosovarja me inicialet Lara O. mori vesh se çfarë kishte ndodhur, vendosi që të hakmerret. Ajo informoi tri bashkatdhetarët e saj: Alba Z. 23-vjeçare dhe dy motrat Svea, 25-vjeçare dhe Dinora K. 29-vjeçare.

Pas kësaj, gruaja zviceriane u rrah dhe u poshtërua me mënyra nga më të ndryshmet.

Në aktakuzën e prokurorisë thuhet se e reja me prejardhje nga Kosova, Alba Z. i ngriti kurth viktimës. Ajo i caktoi një takim tek parkingu i një restoranti. Pjesa tjetër e vajzave po i priste atje, dhe e morën viktimën e futën në makinë dhe e çuan në pyll.

Më pas, ato e çuan gruan në banesën e Lara O. dhe Svea K., dhe e kërcënuan nga forma të ndryshme. Lara, vajza nga Kosova që e torturoi viktimën është shprehur se situata mund të ishte përshkallëzuar edhe më shumë.

Në një intervistë në zyrën e avokatit të saj të Cyrihut, Hugo Werren, i njohur si “Doctor Hugo”, ajo rrëfeu: “Gjithçka më doli nga duart. Më vjen shumë keq”.

Gruaja nga Zvicra thuhet të jetë përgjëruar për falje ndërsa kosovaret e filmonin ndërsa e keqtrajtonin dhe poshtëronin me mënyra nga më të ndryshmet. Ato e detyruan të rrinte nudo para një kamere dhe të fliste për preferencat e saja seksuale si dhe kërkesa të tjera që kishin “torturueset” e saj.

Pasi u dhunua, zvicerania u la më pas e lirë ndërsa njoftoi dhe policinë.

Disa ditë më vonë, tri kosovaret u dërguan në paraburgim. Gjyqi pritet të zhvillohet në mes të qershorit në gjykatën e rrethit të Bülach ZH. Tashmë ato akuzohen për për rrëmbim, privim të lirisë dhe detyrim seksual dhe pritet që të dënohen me disa vite pas hekurave.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu