Këngëtarja e njohur, Soni Malaj, e cila është përfolur shumë për jetën e saj private, pasi i dha fund martesës me balerinin italian, Mirko, me të cilin ka edhe një vajzë. Aktualisht këngëtarja është në një lidhje me biznesmenin, Klevi, romancë të cilën mundohet ta mbajë larg vëmendies së mediave. Kjo e fundit, publikon shumë rrallë foto krah tij, duke u siguruar që t’i mbrojë privatësinë.

Ndërkohë, gjatë një interviste, këngëtares i është bërë një pyetje pikante, ku është pyetur se kush janë më të mirë në seks shqiptarët apo të huajt, duke iu referuar edhe eksperiencave të saj të mëparshme.

Kjo e fundit, e ftuar në emisioni e “Why Not” tha se:

“Duhet që të provosh shumë të huaj që të përgjigjesh. Varet personi çfarë transmeton. Është çështjë energji çdo gjë. Ne kemi receptor, kemi energji, kështu që jemi transmetues energjie, varet se si ndërlidhet vibe i dy personave dhe kjo është e rëndësishme në marrëdhënie.”
Ndërkohë, Soni Malaj foli edhe për marrëdhënien e saj intime duke treguar nëse seksi është një pjesë e rëndësishme e lidhjes së saj.

Malaj tha se:

“Lidhem me një person shumë emocionalisht. Marrëdhëniet intime janë të rëndësishme për të gjithë njerëzit. Nuk mendoj se kur nuk janë të përshtatshëm në marrëdhënie intime një çift mund të vazhdojë lidhjen”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu