SPAK bastis shtëpinë dhe zyrën e mjekut Edvin Prifti. Mbrëmjen e sotme oficerët e SPAK i kanë gjetur dhe sekuestruar Priftit një shumë të konsiderueshme parash, 250 mijë eurosh dhe 160 milionë lekë të vjetra.

Konkretisht 200 mijë euro dhe 130 mln lekë janë gjetur në banesë ndërsa 50 mijë euro dhe 30 mln lekë janë sekuestruar në zyrë e tij.

Prifti dyshohet t’i ketë përfituar këto para nga korrupsioni në detyrën e e kardio-kirurgut në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” .

Prifti doli në përgjimet e SPAK nga hetimet për Gjykatën e Krujës, që çoi në pranga gjyqtaren Enkelejda Hoxha dhe 12 persona të tjerë. Mjeku Prifti akuzohet se kishte marrë ryshfet nga kryesekretarja e Gjykatës së Krujës, Manuela Mallakuçi për t’i operuar nënën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu