Dani Olmo është një nga spanjollët më në formë për momentin, teksa po shkëlqen te Leipzig në Gjermani. Ai është prej kohësh në radarët e Barcelonës e Real Madrid dhe në një intervistë për AS, shprehet se ëndërron të kthehet të luajë në Spanjë.

Idhujt e tij janë Xavi e Iniesta, teksa Olmo paa se të kalonte Dinamo Zagreb në Kroaci, ishte rritur në La Masian e Barcelonës. Katalanasit janë ëndrra e tij me siguri.

“Jam më ofensiv se Xavi. Ai është numër 6 ose 8. Shikoja shumë Andres Iniesta, është e pabesueshme si luante ai. Tani marr shembull nga Messi dhe Ronaldo.

Do të gënjeja nëse do të thoja se nuk është qëllimi im të luaj në vendin tim. Por ka kohë, jam vetëm 22 vjeç. Për momentin nuk po mendoj për këtë. E kam vëmendjen te Leipzig”, përfundoi Dani Olmo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu