Pas, Vlorës, Durrësit dhe Shkodrës spitali i radhës që do të jetë gati për të pritur pacientët me Covid është ai i Lezhës.

Gazetari Gjergj Figuri raporton për ABC se është bërë gati për pritjen e pacientëve të infektuar me  Covid pavioni i infektivit.

Ndër të tjera ai ka bërë me dije se dhe më parë në këtë spital dhe pse nuk ka qenë i certifikuar kanë marrë ndihmë shëndetësore pacientë të infektuar me Covid.

Ndër të tjera ai ka bërë me dije se një pjesë e qytetarëve në varësi të gjendjes së tyre shëndetësore me raste zgjedhin që të rrinë në shtëpi të izoluar dhe jo të shkojnë në spital.

Gjithashtu mësohet se një pjesë e stafit të bluzave të bardha në këtë spital janë vaksinuar në Tiranë, ndërsa pritet që të vijojë dhe vaksinimi i pjesës tjetër.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu