Kryeministri Edi Rama është shprehur diten e sotme se Komiteti Teknik i ekspertëve i ka kërkuar universiteteve për të parë mundësinë e rikthimit në auditor në lidhje me ato provime të cilat nuk mund të bëhen online.

Kryeministri Rama u shpreh po ashtu se i kupton mjaft mirë studentët që duan të kthehen në auditore, por kjo gjë nuk mund të bëhet sepse asnjë vend tjetër në botë se ka bërë akoma.

“I kuptoj studentët që duan të kthehen në auditore, por nuk janë kthyer në asnje vend tjeter. I është kërkuar universiteteve rikthimi në auditore për ato provime që nuk mund të bëhen online. I kuptoj studentët që thonë po në kafe ku rrinë ngjitur me njëri-tjetrin. I them fajin e kanë ata që shkelin masat. Masat i vendos Komiteti Teknik. Kjo është luftë nervash që duhet ta zhvillojë gjithësecili,” theksoi Rama.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu