Lëvizja për Universitetin, përpara disa ditësh i ka dërguar një kërkesë Rektoratit të Universitetit të Tiranës të firmosur nga 8 mijë studentë, ku i kërkoi heqjen e tarifave studentore për shkak të mospërdorimit të infrastrukturës shtetërore.

Injorimin e kësaj kërkese nga ana e rektoratit, aktivistët e Lëvizjes për Universitetin e quajnë tallëse dhe të turpshme. Në këto kushte ata kërkojnë nga studentët të mos dërgojnë më shkresa zyrtare, por të dalin përballë këtyre institucioneve dhe të mbushin sheshet me thirrjet për arsim publik falas.

REKTORATI I UNIVERSITETIT TË TIRANËS TALLET ME STUDENTËT

Sot, në kushtet ku studentët nuk po e përdorin infrastrukturën universitare,heqja e tarifave është një domosdoshmëri edhe më e madhe se më parë. Pavarësisht kërkesave dhe pakënaqësisë së vazhdueshme studentore, Ministria e Arsimit nuk ka reaguar, madje nuk ka marrë parasysh as peticionin e nënshkruar nga 8000 studentë për anulimin e tarifave.

Një kërkesë e tillë i është bërë edhe Rektoratit të Universitetit të Tiranës nga njëra prej aktivisteve të Lëvizjes Për Universitetin. Përgjigjia e Rektoratit është tallëse dhe e turpshme.

Ne, aktivistët e Lëvizjes Për Universitetin, kemi luftuar për anulimin e tarifave studentore që nga viti 2014, ndaj përgjigje të tilla vetëm sa na e shtojnë më shumë bindjen dhe revoltën deri në arritjen e arsimit publik falas.

Na mjaftojnë këto e shumë të tjera që të mos dërgojmë më shkresa zyrtare, por të dalim përballë këtyre institucioneve dhe të mbushim sheshet me thirrjet për arsim publik falas.

Për Universitetin! Për Shoqërinë!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu