Teksa Ministria e Shëndetësisë nuk ka dalë ende me një vendim në lidhje me kërkesën e studentëve për kthimin në auditore, studentët vazhdojnë mbledhjen e firmave.

Në një shkresë të hartuar prej përfaqësisë së tyre, studentët bëjnë me dije se kanë arritur të mbledhin 10 mijë firma ku kërkojnë hapjen e auditoreve jo vetëm për provimet por edhe për seminaret, praktikat dhe punët e laboratorit.

Ata theksojnë se provimet online vënë studentët në kushtet e pabarazisë dhe pamundësisë për sigurimin e kushteve, ndërsa shtojnë se opinionet e pedagogëve nuk përfaqësojnë vullnetin e tyre.

“Ju bëjmë me dije se peticioni për hapjen e auditoreve është mbi 10 mijë nënshkrime. Më poshtë ju paraqesim listën e të gjithë nënshkruese. Ju bëjmë të ditur gjithashtu se kërkesat tona për hapjen e auditoreve lidhen me zhvillimin e seminareve, praktikave dhe punët e laboratorit duke përjashtuar zhvillimet e leksioneve. Kërkojmë që zhvillimi i provimeve të përfshihet si pjesë e kërkesës së studentëve për hapjen e auditoreve dhe marrjen drejtpërdrejtë të studentëve në provime.

Ne studentët kundërshtojmë zhvillimin e provimeve online për shkak të pamundësisë dhe pabarazisë në sigurimin e kushteve për zhvillimin e tyre për pasojë edhe parabazinë para ligjit dhe shkeljet e detyrimit kushtetues. Opinionet e pedagogëve dhe administratës së universiteteve nuk përfaqësojnë vullnetin e studentëve dhe jo detyrimisht mbrojnë interesin e tyre”

Një ditë më parë Komiteti Teknik i Ekspertëve njoftoi se brenda kësaj jave do të merret një vendim për peticionin e dërguar nga studentët për zhvillimin e provimeve në auditore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu