Sipas hulumtimeve të realizuara nga Universiteti i Oksfordit rezulton se imuniteti ndaj Covid-19 i personave të prekur më parë shkon deri në 6 muaj.
“Ky është me të vërtetë një lajm i mirë, sepse ne mund të jemi të sigurt që, të paktën në një periudhë afatshkurtër, shumica e atyre që kanë mbijetuar COVID-19 nuk do të infektohen përsëri”, tha David Eyre, një profesor i Oksfordit dhe një nga autorët e studimit.
Ka pasur disa raste riinfektimi, të cilat ndonëse të rralla kanë ngritur shqetësimin se imuniteti i krijuar nga kjo sëmundje mund të jetë shumë jetëshkurtër. Megjithatë, përfundimet e studimit të Universitetit të Oksfordit, të kryer mbi punonjësit e kujdesit shëndetësor të ekspozuar ndaj virusit, tregojnë se ky fenomen, edhe nëse ndodh, është vërtet i rrallë.
Ai jep më shumë shpresa edhe për vaksinën që pritet të dalë së shpejti pasi tregon se antitrupat e krijuar janë të fortë mjaftueshëm dhe kane efekt më të gjatë. Por ndërkohë, një tjetër studim i publikuar nga revista “Forbes” dhe “Neë York Times” duket akoma edhe më shpresëdhënës. Sipas tij, antitrupat mund të zgjasin edhe për vite të tëra, dhe në një rast të tillë, vaksinimi me gjasë nuk do të jetë e nevojshme të kryhet çdo vit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu