Teksa kaloi një vit që nga rasti i parë në botë i personit që shfaqi shenja të koronavirusit të ri, studimet vijojnë për të kuptuar më shumë rreth këtij virusi të rrezikshëm, që u kthye në pandemi dhe ka marrë shumë jetë njerëzish deri tani. Së fundmi, shkencëtarët kanë gjetur se mund të ekzistojë një lidhje e mundshme midis menopauzës dhe Covid-19.

Por që të thuhet me bindje, ka nevojë për studime të mëtejshme.

Studiuesit, siç shkruan The Guardian, në bazë të disa provave, sugjerojnë se rënia e niveleve të estrogjenit mund të vendosë gratë në rrezik të shtuar përballë sëmundjes.

Studimi i fundit ka sugjeruar që tek gratë, infeksioni dhe simptomat që zgjasin mund të jenë më të zakonshme mes atyre që e kanë kaluar menopauzën.

Gjetje të tilla kanë ngritur pyetjen nëse hormonet si estrogjeni mund të luajnë një rol mbrojtës. Ky hormon është në nivele më të larta tek gratë sesa burrat, por pëson ulje gjatë periudhës që gratë kalojnë menopauzën.

“Është një pyetje e mirë nëse hormonet mund të luajnë një rol, ose ndryshime të tjera me moshën dhe gjininë, të tilla si përgjigja imune”, tha Dr Claire Steves, një anëtare e ekipit studiues në King’s College London.

Në një studim të bazuar në simptomat e raportuara, Steves dhe kolegët e saj gjetën se gratë pas menopauzës ishin në rrezik më të madh për t’u infektuar me Covid sesa gratë që nuk e kishin kakuar menopauzën, me moshë të ngjashme.

Ekipi gjithashtu zbuloi se gratë që përdornin pilula që përmbajnë estrogjen, kishin një rrezik më të ulët të prekjes nga Covid sesa gratë e tjera.

Në një studim tjetër, ekipi zbuloi se gratë ishin në rrezik më të madh për të pasur “Covid me simptoma që zgjasin” sesa burrat, kur ato ishin në moshën 50 deri 60 vjeç.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu