Moti i keq ka përshirë vendin tonë, i shoqëruar me reshje të dendura dëbore dhe erë e fortë. Si pasojë e përkeqësimit të motit janë rrëzuar pemë përgjatë rrugës kryesore të qendrës së qytetit të Elbasanit.

Rrëzimi i pemëve ka shkaktuar probleme edhe në rrjetin shpërndarës të energjisë elektrike e cila është ndërprerë në disa zona të Elbasanit dhe Librazhdit.

Aktualisht sipas burimeve zyrtare nga Zyra e Emergjencave Civile në Prefekturën e Elbasanit në të shtatë bashkitë ka pasur raste të bllokimit të rrugëve automobilistike nga rrëzimi i pemëve dhe nga trashësia e dëborës.

Vështirësi dhe rrezik për përdoruesit e automjeteve ka në akset rrugore Elbasan-Përrenjas-Qafë Thanë ku ka rënie të gurëve nga shpatet e kodrave.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu