Meryem Uzerli ose siç e njihni ndryshe “Sulltanesha Hyrrem” është bërë nënë për herë të dytë. Uzerli ka sjellë në jetë një vajzë duke e pagëzuar me emrin Lily Koi. Sulltanesha nuk vonoi të publikonte në rrjete sociale fotot e para me vogëlushen duke u shprehur se familja e tyre është shumë e lumtur.


Lara, babi dhe unë jemi shumë të lumtur të të mirëpresim në familjen tonë. Jemi të bekuar që erdhe në jetën tonë”-shkroi aktorja, e cila vazhdon të mbajë sekret partnerin e saj.


I vetmi detaj që ajo ka zbuluar është fakti që partneri i saj ka lënë Amerikën për të jetuar me to.

Nga Mikela Mike

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu