Një sulm me raketa që synonte koalicionin ushtarak të udhëhequr nga Amerikanët në qytetin verior të Irakut në Erbil vrau një kontraktor civil dhe plagosi nëntë të tjerë të hënën në mbrëmje, sipas një zëdhënësi të koalicionit.

Më shumë se një duzinë raketa u qëlluan drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Erbilit në rajonin gjysmë-autonom të Irakut Kurd, me tre që goditën drejtpërdrejt një bazë ushtarake që strehonte trupa të huaja në aeroport. Kontraktori civil i cili u vra nuk ishte amerikan, ndërsa tetë kontraktorë të tjerë civilë dhe një anëtar i shërbimit amerikan u plagosën, sipas Kolonelit të Ushtrisë Amerikane Ëayne Marotto, zëdhënësit të ndërhyrjes ushtarake ndërkombëtare të udhëhequr nga Amerikanët kundër ISIS në Irak dhe Siria.

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se një anëtar i shërbimit amerikan, si dhe “disa kontraktorë amerikanë” ishin midis të plagosurve, duke përmendur “raportet fillestare”. Ai tha se ka kontaktuar kryeministrin e qeverisë rajonale të Kurdistanit “për të diskutuar incidentin dhe për të premtuar mbështetjen për të gjitha përpjekjet për të hetuar dhe mbajtur përgjegjës ata që janë përgjegjës”.

“Ne jemi të zemëruar nga sulmi i sotëm me raketa në Rajonin e Kurdistanit Irakian“, tha Blinken në një deklaratë të hënën në mbrëmje.

“Ne u shprehim ngushëllimet tona të dashurve të kontraktorit civil të vrarë në këtë sulm dhe popullit të pafajshëm Irakian dhe familjeve të tyre që po vuajnë këto akte të pamëshirshme dhune.” shtoi ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu