Kryetarja e Komitetit Teknik Mira Rakacolli e cila imponon tek njerëzit respektimin e rregullave antiCovid dhe distancimit social kapardiset në mbledhjet e pastisë Socialiste në Tiranë.

Në një nga deklaratat që ajo ka mbajtur është shprehur se :

“Një thirrje për të gjithë, për të zbatuar rregullat e vendosura, nëse nuk ka disiplinë do të rrezikojme mbylljen që askush nuk e do. Secili prej nesh e ka në dorë të frenojë përhapjen e epidemisë. Vendimi që kemi marrë për maskën e detyrueshme është një vendim i drejtë, i provuar tashmë për dobinë e tij. Mbajeni maskën kudo dhe ruani distancimin fizik, pa harruar higjienën e duarve”, tha Rakacolli.

Por mesa duket për vetë Rakacollin këto rregulla nuk janë të vlefshme. Sipas saj ndalohet hapja e universiteteve, mbledhjet e partive, protestat dhe tubimet me 10 veta.Ndërkohë që shihet qartë në foto se në mbledhjen e PS Tiranë personat ndodhen në një sallë të mbyllur, pa distancë dhe me më shumë se 10 veta.

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu