Tayna dhe Flori Mumajesi janë bërë bashkë për ‘Magdalena’ kënga më e re e dyshes dhe bashkëpunimi i parë mes tyre. Taynën e pamë shumë ndryshe në këtë këngë, pak më larg repit të fuqishëm që ka realizuar më së shumti. Në duart e Florit pamë një Taynë më romantike që këndon për dashurinë.

Ndërsa Flori u shfaq pas më shumë se 1 viti shkëputje. Gjatë gjithë kësaj kohe, kantautori ka publikuar vetëm një klip me titullin ‘Dhemb’ që e riktheu në treg, por vetëm si audio e jo me figurë. ‘Magdalena’ më në fund i nxori mallin fansave për Florin.

Fabula e këngës është ndarja e një çifti dhe dukshëm është xhiruar javët e fundit pasi pak prapaskena i kemi parë në ‘Instagram’, për më tepër nga klipi kuptojmë se është xhiruar jashtë në të ftohtë, me shumë gjasa në Kosovë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu