Me fotot e fundit në rrjet, reperja kosovare, Tayna ka ngjallur shumë komente dhe në fakt jo për shkak të ‘look-ut’ ekstravagant apo modern, por një arsye edhe më të veçantë.

Reperja ka etiketuar në postim kantautorin Flori Mumajesi shoqëruar me një zemër të kuqe. Tayna nuk ka saktësuar asnjë detaj nëse bëhet fjalë për një bashkëpunim me tyre, apo projekti i radhës do të jetë i gjithi nga duart e Florit.

Nuk do të ishte aspak çudi që Flori të ndante disa foto të tij, ku të etiketonte Taynën, siç ndodh shpeshherë kur ka bashkëpunime, megjithatë kjo mbetet për t’u parë.
Një gjë është pak, por e sigurt. Cilido variant qoftë nga ato që ndjekësit mendojnë, do të jetë një sukses i radhës për të dy.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu