Një javë më parë, Tayna dhe Flori Mumajesi publikuan bashkëpunimin e parë mes tyre. “Maddalena” u prit shumë mirë nga publiku, ashtu siç ishte parashikuar duke u kthyer në një hit në një periudhë të shkurtër. Reperja u shpreh “si ide për t’ja dërguar ” Florit ka qenë e imja dhe ai e ka pranu pa hezitim”.

Ndërkohë, së fundmi është mësuar se Tayna pritet të sjellë një tjetër bashkëpunim së shpejti. Burime për “Prive” kanë konfirmuar se Tayna ka bashkuar forcat me një prej reperëve më në zë të momentit, Don Xhonin. Kënga tashmë është finalizuar dhe pritet vetëm data e publikimit.

Kujtojmë që Tayna solli pak kohë më parë duetin e parë ndërkombëtar. Ajo ka premtuar dhe disa projektet të tjera me artistë të huaj, ndërkohë që ende nuk ka zbuluar asnjë emër. Sakaq, Don Xhoni po ashtu ka qenë në qendër të vëmendjes pasi Freestyle i tij “Make a Pose” është bërë trend në TikTok në të gjithë botën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu