Në foto: viktima e dhunës

 

Policia arrestoi tre persona me akuzën e dhunimit të 57-vjeçarit Pelivan Sinanrrapaj mbrëmë në Ballsh.

I plagosuri ndodhet në gjendje të rëndë për jetën, ndërsa tre të arrestuarit që e goditën dhe e lanë të shtrirë për tokë tashmë do të përballen me drejtësinë.

Por cili ishte shkaku i sherrit?

57-vjeçari me tre personat e tjerë, të dehur pasi pinë në një nga lokalet e lagjes “5 Shkurti” u konfliktuan duke përfunduar në përplasje fizike.

Të arrestuarit për ngjarjen janë Fitim Zekaj, Festim Alimertaj dhe Ferdinand Meraj.

57-vjeçari Pelivan Sinanrrapaj ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë në gjendje të rëndë shëndetësore nën kujdesin e mjekëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu