Vendin e sportistëve të lojërave me dorë, në pallatin e sportit të Vlorës,  e zuri skuadra e vaksinimit. Pas Tiranës dhe Shkodrës vaksina Pfizer mbërrin edhe në jug të vendit.

Ky pol i ri vaksinimi nuk do të jetë vetëm për Vlorën por për të gjithë jugun e Shqipërisë në vaksinimin e personelit mjekësor e më pas të moshës së tretë.

Kryeministri Rama erdhi në Vlorë për të parë këtë proces ndërsa Silva Bibo shpjegoi shtrirjen e vaksinimit.

Skënder Alushi mjek nefrolog nën drejtor i spitalit të Vlorës ishte i pari ndër 200 mjekët vlonjatë që mori dozën e parë të vaksinës.

Juliana Cuni mjeke onkologe e shikon vaksinimin si fillimin e dhënies fund të ankthit nga infektimi.

Statistikat e ministrisë së shëndetësisë tregojnë se pas Tiranës dhe Fierit, Vlora është qyteti i tretë më i prekur nga covid19 në rang vendi. Intensifikimi luftës me pandeminë në këtë qytet merr një rëndësi të veçantë në një kohë kur kanë nisur përgatitjet për sezonin e ri turistik i cili është i lidhur ngushtësisht me situatën

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu