Procesi i vaksinimit është shtrirë në gjithë vendin tonë, duke rritur kështu shpresën për rikthimin në realitet.

Vaksinimi i grupeve më të rrezikuara si stafet mjekësorë e pedagogjike, ka bërë që nxënësit nëpër shkolla, të ndodhen në nje pozitë të tillë, nga njëra anë janë mësuesit e vaksinuar dhe nga ana tjetër gjyshërit dhe prindërit, që po vaksinohen.

“Në familjen time janë vaksinuar të 4 gjyshërit. Edhe mësuesja është vaksinuar. Ajo e kaloi shumë keq Covidin. Mungoi për rreth 2 muaj. Tani ndihemi më të sigurt, më të qetë nga stresi. Pasi do të ktheheshim plotësisht në shkollë.

“Gjyshja dhe gjyshi im e kaluan shumë keq covidin me oksigjen në shtëpi. Edhe babi im ishte shumë rëndë. U deshën javë, që të rikuperohej nga mushkëritë. Unë jam i lumtur që të tre janë shëruar. Vaksinën do ta bëjnë më vonë, thanë mjekët.”

“Unë e bëra vaksinën kineze si gjysh që jam. Tani i kemi afër nipërit e mbesat, pasi ne për ata jetojmë.”

“Shqiptarët mot e jetë vaksina kineze kanë bërë.”

“Unë do shkoj sot, të vaksinohem në qendër. Kështu më tha mjekja ime e familjes.”

“Do ta bëj pa asnjë pikë ngurrimi, për të mirën e familjes sime, nipërve e mbesave. Nuk dua t’ja di, se çfarë thuhet për to. Vaksinimi ka shpëtuar botën.”

“Jam më i motivuar ta kryej vaksinën, kur kujtoj izolimin e një viti më parë, dhe faktin që i përshëndesja nga larg me dorë nipin e mbesën. Nuk ka më keq se ajo situatë dhe kjo sëmundje.”

“Por tani mund t’i përqafoj të shtrenjtët e mi.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu