Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mbrëmjen e sotme në qytetin e Shkodrës.

Burime për mediat bëjnë me dije se i plagosuri është Eduart Lekndreaj. Ai është plagosur në këmbë dhe mendohet se është jashtë rrezikut për jetën, teksa po mjekohet në spitalin Rajonal të qytetit.

Ngjarja ka ndodhur pranë Urës së Thive në Shkodër. Nuk dihen arsyet se pse ka ndodhur kjo ngjarje, që mund të ketë qenë dhe një atentat i dështuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu