Ish-protagonistja e “Përputhen” Shqipe Hysenaj ka vazhduar me deklarata të padëshiruara për konkurrentët!

Në disa postime të publikuara së fundmi në Instagram, Shqipja është kujdesur që të gjejë material për të demaskuar Tean.

Pas publikimeve të disa fotove,Shqipja vjen me një tjetër “BOMBË” ku tregon se Tea dhe Bearti, i cili ka lënë programin, janë çift prapa skenave.

Tea ka zgjedhur të mos reagojë gjatë gjithë kësaj kohe. Ka heshtur dhe injoruar çdo lajm që publikonte Shqipja.

Por sot ajo ka vendosur të tregojë çdo gjë në lidhke me hisroritë që ka treguar ish-konkurentja. Tea ka postuar një video në rrjetin e saj social Instagram, ku shpjegon me qetësi dhe ironi ndodhitë e javëve të fundit.

Në njërën nga videot ajo shprehet :”Unë me Andin nuk ishim njohur më parë.Në vitin 2015 kur është bërë fotoja unë kam qenë 15 vjeç dhe i bieja maces me lugë.”

 

Nga Boris Tirana

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu