Manovrat militare të zhvilluara nga trupat amerikane dhe suedeze në ujërat e detit Baltik, në kufirin rus, ka bërë që qeveria e Rurisë ta cilësojë këtë moment si “prag të luftës”.
Ministria e Jashtme ruse e konsideroi këtë manovër si një zhvillim që ka tronditur të gjithë Skandinavinë. “Jo të gjithë në Suedi ndajnë të njëjtin entuziazëm të udhëheqjes ushtarake të vendit”, thekson ministria e Jashtme ruse.
Në gazetën ‘Dagens Nijheter’, diplomatët suedezë Sven Hirdman (ish ambasador në Rusi) dhe Pierre Shori (ish Zëvendës Ministri i Parë dhe Përfaqësues i Përhershëm në OKB) theksuan se ushtrime të tilla të rregullta me trupat e aleancës ngrenë gjithnjë e më shumë pyetje rreth statusit të vendit dhe gjithashtu janë qartësisht kundërproduktivë nga këndvështrimi i forcimit të sigurisë në Evropën Veriore.
Theksohet se gjatë stërvitjeve, ushtria suedeze është lineuar në marrjen e ndihmës së huaj në rast të një sulmi të jashtëm dhe gjithashtu zhvilloi operacione të përbashkëta sulmuese .
Ndërkaq, ministria e Jashtme ruse shprehu besimin se “pjesëmarrja e Suedisë në stërvitje të përbashkëta sulmuese me forcat speciale të SHBA nuk do të çojë në cënimin e stabilitetit në Evropën Veriore. Në këtë drejtim, ne theksojmë edhe një herë gatishmërinë e Rusisë për të pasur një diskutim të drejtpërdrejtë me Suedinë dhe partnerë të tjerë mbi sfidat reale të sigurisë në çdo format dialogu”, përfundoi Ministria e Punëve të Jashtme”. Në fillim të nëntorit, në Suedi u mbajtën stërvitje ushtarake suedeze-amerikane dy-javore, në të cilat, ndër të tjera, morën pjesë forcat speciale të Forcës Ajrore Amerikane.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu