Një 24 vjeçar tenton të përdhunojë gruan e të afërmit të vet 48 vjeçare në kasollen e lopës, por autori lihet me masën arrest shtëpie.

OPGJ nuk administron raportin mjeko-ligjor i cili ‘fle’ në tavolinën e mjekut dhe ku thuhet qartë se mbi trupin e 48 vjeccares janë gjetur shenja të shumta dhune.

Drita Mujo nga fshati Zvirinë e Korçës ankohet në Fiks Fare se personi që ka tentuar ta përdhunojë është lënë i lirë. 24 vjeçari i afërt i bashkëshortit të saj dhe komshi në të njëjtën kohë edhe pse ka tentuar ta përdhunoje endet i lirë në fshat. Ngjarja ka ndodhur ditën që znj Mujo ka shkuar tek i fqinji për të marrë disa kokrra patate. Në shtëpi ka gjetur vetëm djalin e shtëpisë S.M i cili e drejton drejt ahurit të lopës dhe i thotë të zgjedhi në një thes patatet që do.

Pikërisht në këto momente 24 vjeçari ka tentuar ta përdhunojë dhe pasi ka hasur në rezistencën e zonjës Mujo dhe paralajmërimeve se do e denonconte në polici e ka lëshuar. Më pas ai i është vënë nga mbrapa duke i kërkuar që mos ta denoncojë për veprimin që bëri. Gruaja tregon se ka ende shenja të nxira në trup edhe pse ka kaluar 1 javë nga ngjarja dhe për këtë arsye ka shkuar edhe tek mjeku ligjor.

Gazetarëve të Fiksit zonja u tregon se për t’i shpëtuar arrestimit djalin e kanë nxjerrë me probleme të shëndetit mendor kur në të vërtetë ai nuk vuan nga këto shqetësime. Ajo kërkon ndihmën e Fiksit që të bëhet drejtësi, pasi 24 vjeçarin e kanë lënë në gjendje të lirë me masën arrest shtëpie.

Gazetarët e Fiksit i kërkojnë përgjigje me shkrim Prokurorisë së Korçës ku ndër të tjera pyesin se a është referuar rasti në prokurori si arrestim në flagrancë i shtetasit S.M? A ekziston në dosjen e prokurorisë një raport i cili nxjerr me probleme të shëndetit mendor shtetasit S.M?

Në raportin mjekoligjor a thuhet se shtetases 48 vjeçare i janë gjetur në trup shenja dhune dhe në përfundim përse shtetasi S.M është lënë në arrest shtëpie? Në përgjigjen zyrtare të Prokurorisë së Korçës thuhet se shtetasi me iniciale S.M është lënë në arrest shtëpie për shkak se raporti mjeko-ligjor nuk është administruar. Ndërkohë për pyetjet e tjera prokuroria nuk ka asnjë përgjigje.

Pas kthimit të përgjigjes nga prokuroria për mos administrimin e raportit mjeko-ligjor qytetarja shkon takon mjekun. Ai i pohon se raportin e ka përgatitur një ditë pas ngjarjes dhe ka shënuar të gjitha shenjat e dhunës që ka konstatuar në trupin e saj, por OPGJ-ja nuk ka shkuar për ta marrë raportin, dhe si detyrë është që OPGJ-ja merr raportin mjeko-ligjor dhe e administron.

Në këto kushte qytetarja takon edhe OPGJ Ermal Metushi i cili i konfirmon se nuk e ka tërhequr raportin mjeko-ligjor, pasi prokuroria nuk i sjell dosjen dhe do e marri raportin kur t’i duhet. Ndërkohë tjetër përgjigje i kthen gazetares së Fiksit kur ajo e telefonon z. Metushi.

OPGJ tregon se ka bërë veprimet e para, por në dosje nuk thuhet që administrimi i raportit duhet të kryhet nga ai. Gazetarët kërkojnë një tjetër përgjigje zyrtare nga Prokuroria e Korçës ku pyesin se kush e bën administrimin e raportit mjeko-ligjor? Në përgjigjen e saj zyrtare prokuroria thotë se administrimin e raportit mjeko-ligjor e bën OPGJ-ja që është Ermal Metushi, i njëjti OPGJ që bëri veprimet e para, por që gazetarëve të Fiksit u tha se nuk është detyra e tij administrimi i raportit mjeko-ligjor.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu