Pasditen e sotme në Shqipëri janë ndjerë sërish lëkundje sizmike. Tërmeti ishte me magnitudë 3 ballë i shkallës rihter me një thellësi prej 10 kilometrash.

Epiqendra e tërmetit ka qenë 4 kilometra larg Lushnjës dhe 33 kilometra larg qytetit të Elbasanit.

Gjatë ditëve të fundit Elbasani, Cërriku, Belshi, Peqini dhe qytetet përreth janë goditur nga 25 tërmete, njëri prej të cilëve ishte 4.6 ballë i shkallës Rihter.

Sipas specialistëve nuk dihet nësa këta tërmete kanë lidhje me tërmetin e fuqishëm që goditi vitin e kaluar Shqipërinë.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu