Sipas disa mediave, Kim Kardashian dhe Kanye West janë pranë divorcit, pas një martese 6-vjeçare. Page Six raportoi më 5 janar se Kardashian kishte punësuar avokaten e divorceve, Laura Wasser dhe se çifti janë në bisedime për procesin e ndarjes.

“Ata po përpiqen të mos merret vesh asgjë, por kanë mbaruar punë më njëri-tjetrin”, tha një burim për revistën.
People raportoi gjithashtu se ylli i Keeping Up with the Kardashians “po përgatitet për divorc”.

“Kanye e di që për Kim ka marrë fund. Ajo i tha se do pak hapësirë për të parë se ç’do bëjë në të ardhmen”, shprehet një burim tjetër.

Kim Kardashian dhe Kanye West u martuan në maj të vitit 2014 dhe kanë katër fëmijë së bashku: North, Saint, Chicago dhe Psalm. Ata filluan të dilnin me njëri-tjetrin në vitin 2012, pasi njiheshin për rreth 8 vjet.

Ky do të jetë divorci i tretë i Kim Kardashian. Ajo ka punësuar dhe më parë avokaten Wasser, për divorcin me basketbollistin Kris Humphries, në 2013-ën, pas martesës në vitin 2011.

Martesa e parë ishte me producentin Damon Thomas në vitin 2000 dhe zgjati 4 vite.

Laura Wasser, e cila gjithashtu ka përfaqësuar Angelina Jolie, Britney Spears dhe Johnny Depp në divorcet përkatëse, nuk ka qenë e disponueshme për të komentuar.

As Kim dhe Kanye nuk e kanë konfirmuar thashethemin dhe nuk kanë reaguar për asnjë prej lajmeve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu