Ergys Koçi është 17-vjeçari i cili ka thyer këmbën pasi është goditur nga një shkëmb bore ndërsa ngjiste malin e Murganës së bashku me një grup alpinistësh.

Burime bëjnë me dije se 17-vjeçari nuk mund të lëvizë për shkak të dëmtimit që ka marrë në këmbë, ndërsa anëtarët e grupit po e shoqërojnë të miturin me mjete rrethanore.

Ndërkohë burimet zyrtare bëjnë me dije se drejt vendngjarjes janë nisur forcat ‘Shqiponja’, shërbimet e Postës së Policisë Dropull dhe Forcat e Ushtrisë të cilat do të punojnë për nxjerrjen e grupit të alpinistëve të cilët janë duke vuajtur nga hipotermia.

Njoftimi:

Gjirokastër/ Informacion Paraprk

Në sallën e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër ka ardhur një telefonatë se disa alpinistë ndodhen në malin Morgan, mbi fshatin Sotirë dhe kanë nevojë për ndihmë pasi shtetasi E. K., rreth 17 vjeç është rrëzuar dhe ka dëmtuar këmbën.

Menjëherë pas njoftimit janë nisur për në malin Morgan, forcat Shqiponja të DVP Gjirokastër, shërbimet e Postës së Policisë Dropull dhe Forcat e Ushtrisë për tiu ardhur në ndihmë këtyre shtetasve.

Aktualisht këta shtetas po ndihmohen nga shërbimet e policisë, ku po transportohen me mjetet e policisë drejtë fshatit Sotirë dhe asnjë prej tyre nuk ka rrezik për jetën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu