Adoleshentët përfaqësojnë grupmoshën më delikate , këtë e dinë jo vetëm prindërit, por edhe psikologët, policët që në Tiranë janë kthyer në neutralizues të marrëdhënieve prind-fëmijë. Policët vazhdojnë të mbledhin denoncime dhe ankesat e prindërve, të cilët kur kuptojnë se fëmijët nuk kthehen në banesë, kërkojnë ndihmë.

Rasti më i çuditshëm është ai i një 51-vjeçari me banim në Yzberisht, i cili gjatë Covidit u mbyll në shtëpi bashkë me partneren nga frika e infektimit. Sipas burimeve të gazetës Si në kushtet e izolimit dhe lëvizjeve të kufizuara, çifti i dha djalit 5 mijë lekë për të blerë ushqime.
“Im bir, 16 vjeç u vonua ndonëse dyqani gjendet në rreth rrotullim, – deklaroi burri në polici, i cili kërkoi ndihmë në komisariat. Por në mbyllje të ditës, burri e ritelefonoi policinë duke pohuar: im bir u kthye, por pa ushqime. Megjithatë për shkaqe proceduriale adoleshenti u pyet në komisariat për adresën dhe ai tha: takova të dashurën në Paskuqan. Lekët e ushqimeve i shpenzova me të, pastaj derisa ti binin nervat babait u vonova që ai të bëhej merak dhe të mos qortonte.

Por një grua e divorcuar trokiti në polici për të bijën, e cila kur u grind me 40-vjeçaren e mallkoi: mos ta pafsha më bojën mami, se ke djegur ti jetën tënde, nuk dua të më ndodhë e njëjta gjë. Debatet nënë-bijë sipas gruas me banim pranë njësisë numër 6 Kombinat nisën pasi 40-vjeçarja zbuloi komunikimin online mes 15-vjeçares dhe një personi tjetër. “Pashë që flasin në mesenxher. I thashë vajzës ti nuk mund të bësh çfarë të duash. Ajo u përgjigj, – kam jetën time nuk më ndalon dot, – tregon në polici nëna.
Sipas burimeve të gazetës Si adoleshentja u largua me rrobat që mbante veshur në banesë, një palë tuta të zeza dhe një kanotiere jeshile. Gruaja tregon “telefonin nuk ia lashë ta merrte e kam unë, edhe rroba të tjera nuk e lejova të merrte. Por ajo më pa në sy dhe më tha, – nuk kam për t’u kthyer më, mos ta pafsha bojën!”
Policia pohon se këqyri llogarinë personale të saj dhe vërejti se adresa me emrin A. Sh është anonime. Por sidoqoftë policia është vënë në kërkim të të dashurit të saj për të zbuluar më tej edhe adresën e S. D.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu