Një tragjedi ka ndodhur pak më parë pranë brigjeve të Libisë në Mesdhe. Lajmi është dhënë nga vetë Organizata e Kombeve të Bashkuara pak më parë.

Sipas OKB, për shkak të mbytjes së një anijeje kanë mbetur të vdekur 43 viktima. Mësohet se viktimat janë emigrantë që paligjshëm që po tentonin kalimin nga Afrika Veriore për në Itali.

Mesdheu është bërë shpesh dëshmitar i tragjedive të ngjashme ku çdo ditë, kryesisht nga brigjet e Libisë nisen qindra emigrantë për në Perëndim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu