Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Lumin Vjosë. Një 30-vjeçar është mbytur pasi ishte futur për t’i larë.

Policia njofton se po punohet për gjetjen e trupit të tij si dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

“Sot rreth orës 13:40, në fshatin Selishtë, duke u larë në lumin Vjosë, është mbytur shtetasi A.B., 30 vjeç, banues në Gorishovë. Policia dhe polumbarët po punojnë për gjetjen e trupit të 30-vjeçarit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes”, njofton policia.

Mbytet një fëmijë në ujërat e lumit Drin në afërsi të Luznisë . Ngjarja tragjike ka ndodhur pak minuta pasi u raportua një 30-vjeçar i mbytur në lumin Vjosë.

Burime bëjnë me dije se fëmija është nxjerrë nga uji pa shenja jete.

Ndërkohë ambulanca dhe grupi hetimor janë nisur drejt vendngjarjes, ndërsa nuk dihet mosha dhe identiteti i fëmijës.