Një ndeshje mundjeje në Meksikë pati një fund tragjik të shtunën pasi mundësi Principe Aereo ra i vdekur pasi u godit në gjoks nga kundërshtari.

Në fillim të gjithë menduan se shembja e tij në tapet ishte pjesë e “koreografisë” së betejës, por më pas konstatuan se 26 vjeçari kishte probleme serioze.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta rikthyer në jetë, ai nuk ja doli. Dyshohet se shkak i vdekjes ka qenë një inarkt në zemër.

Emri i tij i vërtetë ishte Luis Angel Salazar dhe ai mori pjesë në shfaqje të ndryshme si sportist i pavarur që vazhdonte traditën e mundësve në atdheun e tij.

Disa orë para fundit të tij tragjik, mundësi i ri kishte postuar një ftesë përmes Facebook: Sot nuk duhet të humbisni shfaqjen. Përfaqësuesit e Mexa do t’ju çmendin “.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu