Dy vëllezër nga Mati kanë ndërruar jetë brenda 24 orëve si pasojë e Covid-19. Viktimat janë Fatmir Domi 60-vjeç dhe Luan Domi 55-vjeç. Nuk ka informacion nëse ata kanë pasur sëmundje bashkëshoqëruese.

“Me hidherim te thelle njoftoj vdekjen e babait tim Fatmirit 60 vjec, i cili nderroi jete sot per shkak te ketij virusi te pabese. Humbja e Fatmirit ishte nje goditje e forte dhe e papritur per femijet, bashkeshorten, mua, te afermve dhe miqve” shkruan Ibrahim Domi, djali i viktimës.

Ndërsa 24 orë më parë ai njoftoi vdekjen e xhaxhait, po nga koronavirusi. “Me hidherim te thelle njoftoj vdekjen e xhaxhait tim te vogel Luanit 55 vjec, i cili nderroi jete sot per shkak te ketij virusi te mallkuar. Largimi Luanit nga kjo jete la pas ne pikellim vellezerit, 2 vajzat Sibora e Luvana, bashkeshorten Valbona, miqte dhe te afërmit”. Kryebashkiaku i Klosit Ilmi Hoxha, miq dhe të afërm kanë ngushëlluar familjen.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se sot kanë ndërruar jetë 20 persona, ndërsa nga 3689 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 916 qytetarë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu