Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman po kërkon me ngulm transferimin e ish-lojtarit të tij, Memphis Depay .

Holandezi ishte i lidhur me një kalim në “Camp Nou” edhe gjatë merkatos së verës, por transferimi nuk u krye dot me sukses dhe katalanasit do tentojnë këtë operacion edhe gjatë muajit janar. Trajneri i Barcelonës, është një fans i madh i Depayt dhe e konsideron si një lojtar shumë të mirë që do të përshtatej me klubin katalan.

Por, për shkak të situatës financiare në të cilën janë për momentin Barcelona, vështirë se ky transferim mund të ndodhë edhe tani në janar. Duke pasur parasysh që kontrata e Depay mbaron në verë, dhe ai mund të transferohet falas dhe Barca po mendon për një skenar të tillë. Përveç kësaj, klubi do të presë që presidenti i ri të zgjidhet përpara se Depay të përpiqet të nënshkruajë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu