Pronari i shtëpisë, Baki Guca ku ndodhi vjedhja e disa ditëve më parë rrëfen momentin e tmerrshëm.

Unë erdha nga një fshat, ata kishin ardhur nga ana e detit, po më prisnin mua se nuk qëndron makina në mes të rrugës me drita ndezur. U futën në një rrugicë dhe nuk po i shihja. U futa në shtëpi,  ata kanë ardhur direkt pas meje. Hapa derën e shtëpisë, dikush më kapi nga fyti dhe më vuri pistoletën në kokë. ‘Policia’ më tha, u habita, thashë çfarë kam bërë. Pastaj më tha paratë, aty e kuptova që ishte hajdut. Dëgjova gruan dhe çunin që po i torturonin matanë. U përpoqa t’i kthehem, më gjuajti me pistoletë në kokë. Tjetri më vuri automatikun në ballë.

 Gruaja ia hoqi maskën njërin prej tyre, ata u inatosën më shumë dhe e kanë përplasur në tokë gruan.  Ia zunë frymën dhe e godisnin me shqelma.

Djali doli të shkonte te mami, e morën ata, e ngjitën lart duke kontrolluar, dhomë më dhomë, morën florinjtë e gruas dhe më vonë te vendi ku ishte kasaforta”.

I kanë bërë presion djalit?

I kanë gjuajtur më automatikun, derisa djali i tha ku është kasaforta. Djali ka hapur derën e ballkonit dhe është hedhur. Iku te një komshi, ne mendonim se na e kishin marrë hajdutët”.

Bakiu thotë se që nga ajo ditë, djali nuk ka fjetur fare  dhe ka frikë të rrijë në shtëpi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu