Një nga efektivët e RENEA-s që mori pjesë në aksion, tregon për ABC News se, 71 vjeçari fillimisht u qëllua me armë tip MP4 nga një distancë e vogël, duke u marrë një plumb në kraharor.

Teksa ishte i plagosur, ai u kërkoi ndihmë punonjësve të policisë. Gjatë këtyre thirrjeve, efektivët shemben derën dhe u përballën sërish me breshërinë e plumbave. Pikërisht në këtë moment, forcat RENEA hodhën gaz lotsjellës, por Zhidru vazhdonte të qëllonte.

Në këtë situatë, dhe në kushtet e vetëmbrojtjes, është urdhëruar që ai të eliminohet nga një snajper, i vendosur përballë pallatit 5-katësh.

Gjatë gjithë operacionit, forcat e policisë e kanë mbajtur Zhidrun në mbikëqyrje me kamera termike. Kjo gjë dëshmohet edhe nga momentet kur drejtuesit e lartë të policisë kalojnë pranë pallatit të Zhidrus, pasi u siguruan që ai ndodhej në krahun tjetër të banesës.

Pas ngjarjes, policia gjeti në banesën e tij, tritol e disa municione.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu