Që nga viti 2019-të, Tuna nuk ka qenë aspak aktive në muzikë. Projekti i fundit muzikor daton në tetor të këtij viti, kur publikoi këngën “Amoni”. Mirëpo kjo mungesë e këngëtares paska një arsye shumë të fortë, që do ju pëlqej të gjithëve.

Së fundmi “Prive” ka mësuar se Tuna po punon për një album të ri. Është mësuar se në këtë album do të ketë zhanre të ndryshme muzikore, me të cilat Tuna ka eksperimentuar gjatë karrierës së saj. Në fakt ky album nuk pritej që të vinte në një kohë kaq të shkurtër, sepse 2 vite më parë ajo solli për publikun albumin “Fortuna” që rezultoi një sukses i vërtetë.

Edhe në atë kohë ajo qëndroi në heshtje për gati 1 vit për t’u rikthyer fuqishëm me “Fortunën”, për të cilin bashkëpunoi me emrat më të mirë të muzikës si Aida Baraku, Darko Dimitrov e Armend Regjepagiqi. Tuna zgjodhi që promovimin e albumit “Fortuna” ta bënte në një koncert gjigand, të mbajtur në Filarmoninë e Shkupit me disa të ftuar special. Ndërkohë që për albumin e ri nuk ka ende një datë publikimi dhe sigurisht nuk dihet as si do të bëhet promovimi.

Kujtojmë se nga albumi “Fortuna” dolën disa nga baladat më të suksesshme të Tunës si “A don hala”, “Harrova”, “Nëse vdes e re”, “Plagë” etj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu