Obama deklaron se historia do ta mbajë në mend sulmin në Kongres si një “një moment të çnderimit dhe turpit të madh për kombin tonë”.

Ai shprehet se sulmi është nxitur nga një president, i cili vazhdon të gënjejë për rezultatin e zgjedhjeve të ligjshme.

“Ne do të talleshim me veten nëse do ta trajtonim atë si befasi totale”, tha Obama, për të shtuar se rrëfimet e republikanëve i kanë çorientuar ndjekësit e tyre, në lidhje me të vërtetën e zgjedhjeve të 3 nëntorit.

Demokrati Joe Biden është shpallur fitues i zgjedhjeve, por presidenti aktual, Donald Trump, nuk i ka pranuar rezulatatet, ashtu si edhe disa republikanë të tjerë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu