Të hënën që lamë pas Saimiri eliminoi nga “Love Story” Xhesin, vetëm një javë para finales. Ai u shpreh se për Merin dhe Generdën, ka më shumë ndjenja, ndaj vendosi që Xhesit të mos i dhuronte një trëndafil.

Xhesi je vërtetë një vajzë shumë e rrallë dhe unë të vlerësoj shumë si njeri dhe të uroj nga zemra ta gjesh dashurinë e jetës”, u shpreh Saimiri.

Ndërsa kjo e fundit tha se nuk është zhgënjyer kurrë nga Saimiri dhe se e ka shijuar shumë si eksperiencë. Xhesi tha se e kishte kuptuar gjatë mbrëmjes se do të eliminohej, sepse Saimiri dukej që kishte më shumë afrimitet me dy vajzat e tjera.

“Pashë të treja takimet dhe kur i afrohesh fundit disa gjëra fillojnë dhe bëhen më të qarta. Me dy vajzat e tjera kishte më shumë ndjesi dhe ky është qëllimi i Love Story-t, ndjesitë”, u shpreh vajza nga Shkodra.

Ndërsa kur u pyet se cilën nga vajzat sheh si partneren e ardhshme të Saimirit, ajo nuk preferoi të japë një emër, por tha se e ka një mendim të sajin. Xhesi u shpreh se “princi modern” mund të krijojë një lidhje afatgjatë me vajzën që do të zgjedhë, sepse si ai edhe Meri me Generdën kanë baza shumë të mira.

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu