Një 65 vjeçar ka mbetur i vrarë pasditen e djeshme në Kuç të Himarës. Bëhet fjalë për shtetasin Ylli Luçaj i cili punonte si roje në rrugën Kuç-Qeparo.Trupi i tij u gjet në një zonë pyjore, por pa shenja jete. Burime nga policia bëjnë me dije se në trupin e 65 vjeçarit ka pasur disa plagë të shkaktuara nga árma e zjárrit.

Dyshohet të jetë goditur me ármë automatike, teksa në trupin e víktimës dyshohet të ketë pasur 5 predha plùmbash. Në orët e vona të mbrëmjes víktima është transportuar në morgun e qytetit të Vlorës për kryerjen e autopsisë.

Policia ka vijuar hetimet teksa nuk ka ende të dyshuar megjithëse janë shoqëruar në komisariat disa persona për tu marrë në pyetje. Pista në të cilën po hetohet është dhe ajo e një kònflikti të rastit i cili ka degraduar në përdorimin e ármës, ndonjë grabitje e mundshme e mjeteve të punës.

Për sa i përket 65 vjeçarit, burime nga uniformat blu konfirmojnë se ai nuk ka precedent të mëparshëm. Familjarët dhe të njohur të Luçaj-t shprehen se ai është një person pa kònflikte.

Lidhur me autorët, pasi ata kanë qëlluar janë larguar në drejtim të pyllit, çka e bën dhe të vështirë gjetjen e tyre, mungesa e dëshmitarëve apo kamerave të sigurisë vështirëson identifikimin e tyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu