Gjatë ditës së djeshme e përditshmja kosovare “Bota Sot”, duke iu referuar burimeve të saj, shkroi se moderatorja Anita Haradinaj ishte sulmuar fizikisht nga burri i saj, ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe sipas raportimit të gazetës, moderatorja kishte përfunduar në urgjencë.

Për të kuptuar më shumë rreth situatës, Gazeta Express ka zhvilluar një bisedë telefonike me Anita Haradinajn, e cila i ka mohuar të gjitha pretendimet e gazetës “Bota Sot”. Anita Haradinaj tregon se e ka lexuar raportimin e mbrëmshëm për të dhe mohon se ish-kryeministri Haradinaj ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj, duke shtuar se ajo nuk gjendet fare në Prishtinë, por është në Durrës.

“Po e kam pa (raportimin). Së pari unë hiç sjam në Prishtinë, jam në Durrës, e para e punës. Kështu që nuk janë të vërteta hiç, po nuk e di pse janë çu pesh”, deklaroi Anita Haradinaj.

Moderatorja pohon më tej se burri i saj, ish-kryeministri Ramush Haradinaj, nuk ka ushtruar asnjëherë asnjë lloj dhune ndaj saj, që prej më shumë se 21 viteve martesë.

“Edhe bash me ta thënë të vërtetën prej kur jam martu unë, kurrë n’jetë s’ka ndodh Ramushi me ushtru ndonjë lloj dhune, e spo e di ku e kanë gjetë forcën me bë kësi thashetheme banale. Sepse roli i medias, unë jam në media i kam 21 vjet nuk është me bë thashetheme”, u shpreh tutje moderatorja.

E pyetur nëse ka kontaktuar me mediumin që raportoi dhunën fizike, të cilën ajo po e mohon, dhe nëse e ka ndërmënd të bëjë ndonjë denoncim, Anita Haradinaj tha:

“Nuk jam marrë me këtë punë hic, për asrye se nuk mu ka duk as e arsyshme as interesante, mu ka duk kot”.

“Nuk është hera e parë që bëjnë (shkrime), duhet me mendu…E meja nis ashtu duhet me nejt nëpër Gjykata me gënjeshtrat dhe rrenat sidomos të “Botës Sot”, përfundoi ajo. Policia e Kosovës nuk ka pasur asnjë përgjigje lidhur me rastin e publikuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu