Gjatë ditës së sotme u njoftua se Shefja e spitalit Infektiv Najada Çomo kishte denoncuar në polici një rast të kërcënimit përmes telefonit. Thuhet se Çomo ka depozituar në Komisariatin nr.4 një kallëzim penal pasi një vajzë 32-vjeçare nga Berati e kishte marrë vazhdimisht në telefon duke u kthyer në shqetësim për të. Por pasi vajza u kontaktua nga mediat ajo tha se nuk e njeh Çomon, dhe ajo ka ngatërruar numrin e telefonit.

‘Kam ngatërruar numrin, nuk e njoh fare Najada Çomon’, mësohet se është shprehur 32-vjeçarja.

Ndërkohë fillimisht u besua se kërcënimi dhe bezdisja e Çomos kishte ardhur nga ndonjë pacient apo familjar që ka marrë shërbim në spitalin Infektiv, por derimë tani prokuroria nuk ka gjetur lidhje mes vajzës nga Berati dhe detyrës që mban mjekja Najada Çomo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu